Ministri për Integrime Evropiane i Serbisë, Nemanja Staroviq, ka pretenduar se 28 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se ekziston hapësirë që fushata për tërheqje të njohjeve të vazhdojë, dhe që një grup i caktuar shtetesh të ndryshojë vendimin e tyre. “Nuk është puna ime të përmend emrat e shteteve që mund të jenë në grupin e atyre që pritet të ndryshojnë qëndrim. Kemi 28 tërheqje të njohjeve në tetë vjet, sa ka zgjatur fushata aktive, dhe besoj se ka hapësirë për bisedime me një grup të caktuar shtetesh që ky proces të vazhdojë”, ka thënë Staroviq, duke komentuar deklaratën tashmë bajate të presidentit Aleksandar Vuçiq se “së shpejti priten lajme të mira” për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Ai ka pretenduar “se në vitin 2017, Surinami ishte shteti i parë që tërhoqi njohjen, dhe deri në shtator të vitit 2020, kur u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit, edhe 18 shtete të tjera e kishin bërë të njëjtën gjë”.
25/09/2025 - 21:11:49
Shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, që përfaqëson kompaninë zvicerane “Richard Mille” në Kosovë, ka njoftuar se ora “luksoze” e reperit Mozzik, e konfiskuar ditëve të fundit nga Dogana e Kosovës, ka rezultuar të jetë falsifikat. Në një deklaratë për media, kjo shoqëri bëri të ditur se pas ekzaminimit të kryer nga vetë kompania Richard Mille, është konfirmuar se ora e ndaluar nuk është origjinale.“Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille. Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.”, thuhet në reagimin e tyre. Në njoftimin e publikuar edhe në Facebook, “Vokshi & Lata” theksojnë se ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun vendas.
24/09/2025 - 14:10:38
Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vazhduar positmin e bashkëbisedimeve me qytetarë të ndryshëm të Mitrovicës. Pas videos së djeshme me një haxhi të nderuar, sot Peci ka postuar një video të një militanti, i cili shpreh pretendimet të çuditshme. Militanti në fjalë i ankohet Pecit se përkrahësit e partive tjera qëllimisht nuk po shfrytëzojnë urën e re që Qeveria Kurti e ka ndërtuar mbi lumin Ibër. “I lumi Allah e ka çu, qysh thojnë treni i fundit u kanë për Kosovë. Mos të ardhshit ju, veriu, Kosova faktikisht nuk ekzistojke”, thotë militanti. Më pas, i tregon për bojkotimin e urës nga qytetarët. “Edhe këtë urën e re që u maru po e bojkotojnë, o burri i dheut. As me kerre nuk janë tu i ra bre, pasha Pereninë”, shprehet ai, duke bërë me gisht.
24/09/2025 - 14:03:49