Të gjitha lajmet Ngjarjet më të reja të shoqëruara me imazhe, video dhe analiza të thelluara
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës në vlerë prej tre mijë eurosh
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës në vlerë prej tre mijë eurosh

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë gjatë një kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me vlerë të përgjithshme prej 3 mijë e 289 eurove. Në njoftimin zyrtar thuhet se: “Gjatë procedurave të kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të cilat ishin paraqitur për zhdoganim në një deklaratë importi”. Pas një ekzaminimi të detajuar fizik, është zbuluar se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe: 4 instrumentabele tjera për automjete, si dhe një pjesë tjetër e mallit ishte deklaruar në mënyrë të pasaktë, me emërime që nuk përputheshin me gjendjen reale. Dogana ka sqaruar më tej se: “Nga vlerësimi i bërë nga Dogana e Kosovës, rezultoi se baza doganore për mallin e zbuluar arrinte në 3,289 €, me një shmangie të taksave në vlerë prej 980.12 €”.

26/09/2025 - 15:01:58

Gjilanasi kapet me armë, e përdori për t’u mbrojtur nga qentë endacakë
Gjilanasi kapet me armë, e përdori për t’u mbrojtur nga qentë endacakë

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit, ku një qytetar është kapur me armë zjarri dhe ka shtënë disa herë në tokë. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Sipas informacioneve, më 25 shtator rreth orës 07:30, policia është njoftuar se në një parcelë në këtë fshat gjendeshin disa gjuetar. Pas daljes në vendin e ngjarjes, patrulla ka hasur dy persona, mes tyre A.H., rreth 36-vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri e tipit CZ B75 me një karikator që përmbante 11 fishekë të kalibrit 9×19. Hetimet zbuluan se Halimi kishte shtënë katër herë në drejtim të tokës, duke u arsyetuar se veprimin e kishte kryer nga frika, pasi iu kishin vërsulur disa qen endacakë. Arma është sekuestruar nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

25/09/2025 - 21:10:06

Rrëmbim në Prishtinë, tre persona në pranga – njëri u dorëzua sot me armë zjarr
Rrëmbim në Prishtinë, tre persona në pranga – njëri u dorëzua sot me armë zjarr

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Veternik në Prishtinë, ku një qytetar është rrëmbyer me dhunë dhe mbajtur peng gjatë natës në një shtëpi të pabanuar. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është ri-kualifikuar si “Rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa tre persona po përballen me drejtësinë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 18 shtator rreth orës 23:10, tek pompa e derivateve “Valoni Petrol” në Veternik. Të dyshuarit Isak Foniqi rreth 32-vjeçar, Granit Toplana rreth 30-vjeçar dhe Bajram Islamaj rreth 33-vjeçar dyshohet se e kanë marrë me forcë Minir Osmanin rreth 42-vjeçar duke e futur në automjetin e tyre dhe e kanë transportuar në një objekt të pabanuar në Fushë Kosovë, ku e kanë mbajtur deri në mëngjes. Gjatë mbajtjes së tij, ndaj viktimës është ushtruar edhe dhunë fizike. Pas raportimit, të dyshuarit Foniqi dhe Toplana janë arrestuar dhe ndaluar me vendim të Prokurorit të Krimeve të Rënda. Ndërkohë, i dyshuari i tretë, Islamaj, më 25 shtator është dorëzuar vetë në polici, duke sjellë me vete edhe një armë zjarri të tipit Cervena Zastava, Mod. 70, kalibër 7.62, që dyshohet se është përdorur gjatë rrëmbimit. Arma u sekuestrua nga policia.

25/09/2025 - 21:06:59

Arrestohet një person i dyshuar për keqpërdorim me kartela bankare
Arrestohet një person i dyshuar për keqpërdorim me kartela bankare

Prishtinë, 25 Shtator 2025- Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar dhe njëkohësisht fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare.

25/09/2025 - 21:02:21

Izjah Çelaj nën llupën e Prokurorisë për ''MASHTRIM''
Izjah Çelaj nën llupën e Prokurorisë për ''MASHTRIM''

Qershor 2025 Izjah Çelaj , Profesor i gjimnazit Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Drenas dhe njëherit nenkryetar i partisë më të re në Drenas - Bashkimi Demokratik për Drenasin, është i dyshuar për vepren penale '' Mashtrimi '' për të cilin tashmë prokuroria ka nisur hetimet dhe mbledhjen e provave për të njejtin. Sipas burimeve tona i njejti muaj më parë ishte intervistuar nga Policia e Kosovës me autorizim nga Prokuroria në cilësi të dyshuarit, dhe gjate mbrojtjes së tij kishte mohuar pretendimet e palës ankuese madje ishte lëshuar në spekulime, por që deklaratat e të dëmtuarve, provat materiale dhe gjetjet tjera e kanë vertetuar të kundertën nga mbrojtja e tij për çka Prokuroria ka nisur ndërmarrjen e veprimeve për shkak të dyshimit të arsyeshëm në drejtim të vepres penale '' Mashtrimi ''. Një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Prishtinës : Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante. Çështja në fjalë nga ana e Prokurorit të shtetit është duke u trajtuar me prioritet. Sipas informacioneve Izjah Celaj dyshohet për disa raste në kohë dhe rrethana të ndryshme, nje rast ndaj ish dhëndrrit të tij, të cilin dyshohet se e ka dëmtuar materialisht në vlerë Qindra Mijëra euro, por edhe të dëmtuar tjerë me qëllim përfitimin e dobisë pasurore për vete apo tjetrin. Sipas asaj qka kemi siguruar i dyshuar lidhur me vepren penale '' Mashtrimi '' është edhe një person i afërt me të njejtin që si duket kanë vepruar së bashku në kohë dhe rrethana të ndryshme me qëllim përfitimin e dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme. Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formes së prerë nga gjykata. #IzjahCelaj #IzjahÇelaj #mashtrim #dyshuar

25/09/2025 - 20:30:50

Intervistohet si i dyshuar profesori - aktivisti politik Izjah Çelaj
Intervistohet si i dyshuar profesori - aktivisti politik Izjah Çelaj

Maj 2025 Prokuroria e Prishtinës, ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ta intervistuar në cilësi të dyshuarit profesorin e gjimnazit të Drenasit, njeherit edhe aktivistin politik ne kete qyteti Izjah Çelaj-n. Izjah Çelaj dyshohet qe me veprimet e tij me qellim perfitimin e kunderligjshem pasuror ka konsumuar veprat penale : Keqperdorim i Besimit, Mashtrim dhe ndihmë në kryerje të një vepre të rënde penale por qe per shkak te ndjeshmerise se rastit per kete te fundit nuk do te leshohemi ne komentim. Izjah Celaj gjate mbrojtjes përgjatë intervistimit ka mohuar akuzat madje eshte leshuar ne spekulime, por që kallëzimi penal ndaj tij, deklaratat e të dëmtuarve/dëshmitareve, provat materiale dhe personale e kane vertetuar të kunderten nga mbrojtja e dhene nga ana e tij, per cka prokuroria ka lëshuar aktvendim per fillim te hetimeve ndaj tij ne drejtim te vepres penale '' Mashtrimi ''. I njejti dyshohet qe ne vazhdimesi me qellim te perfitimit te kunderligjshem pasuror, me ane te fakteve/premtimeve te rreme ka demtuar persona te ndryshem ne periudha te ndryshme. I njejti prezumohet te jete i pafajshem deri ne nje vendim te formes se prere nga gjykata. izjah,Izjah,IzjahCelaj,IzjahÇelaj,dyshuar,intervistohet,mashtrim,mashtrimi

25/09/2025 - 20:29:00

Aktgjykim dënues ndaj Izjah Çelaj-t
Aktgjykim dënues ndaj Izjah Çelaj-t

Data December 29, 2024 Gjykata Themelore Prishtinë Dega Gllogoc e cila vepron si gjykatë e shkallës së parë ka shpallur aktgjykim dënues për profesorin e gjimnazit të Drenasit, Izjah Çelaj-n për veprat penale kanosje dhe lendim i lehtë trupor, ku edhe ne fillim të ketyre rasteve dhe gjate procesit kemi raportuar, gjithashtu për profesorin ekzistojnë edhe dyshime për përfshirje në vepra tjera penale Mashtrimi, Detyrimi, Shantazhi e ndihmë kryerjes së një vepre të rëndë penale. Ai po dyshohet se zhvati/mashtroi familjarë të afërm e përsona të tjerë duke i bërë të veprojnë në dëm të tyre pasuror për shkak që gjendej në borxhe. A janë vetëm borxhe obligimet e tij financiare, përveq dhëndrrit të tij kush janë të dëmtuarit tjerë nga veprimet e profesorit, si u dëmtuan dhe zhvatën ata në mënyra dhe forma të ndryshme për shkak të obligimeve që profesori gjendej dhe vazhdon të gjendet duke bërë edhe miqët e tij e shokët ti fus në kredi nepër institucione financiare në vend pasi ky nuk e kishte të mundur kreditimin për shkak të vonesave në kreditë aktive, për këto dhe të tjerat mbetet të shihet pas hetimeve mbi të njejtin, i cili është munduar e mundohet të fshehet nën petkun e profesorit. Palët kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit nëpërmjet kësaj gjykate në afat 30 ditësh. Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë. Izjah,izjah,IzjahÇelaj,IzjahCelaj,aktgjykim,denim

25/09/2025 - 20:27:14

Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron armë dhe municione
Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron armë dhe municione

Policia në Mitrovicën e Jugut sekuestron armë dhe municione Mitrovicë e Jugut, 25 shtator 2025 Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit. Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar: Pesë (5) armë të gjata; Një pistoletë me katër karikatorë; Katërqind e dyzet e shtat (447) fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndaj tije janë iniciuar raste për veprat penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve' dhe " Dhunë në familje ".

25/09/2025 - 20:23:49

Aksion i madh i policisë në dy zona të Kosovës
Aksion i madh i policisë në dy zona të Kosovës

Sipas Kelanit, operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar. “Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar”, tregoi Kelani.Kelani po ashtu tha se, pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë do të bëhen publike informacione shtesë.

24/09/2025 - 14:06:33

Pyetet për këmishën e Xhavit Halitit, ish-këshilltari i Clark: S’po rrinim në hotele me 5 yje, mbante era luftë
Pyetet për këmishën e Xhavit Halitit, ish-këshilltari i Clark: S’po rrinim në hotele me 5 yje, mbante era luftë

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark, tha sot se Kosova ishte zonë lufte në qershorin e vitit 1999, në kohën kur ai mbërriti në Kosovë për zhvillimin e negociatave për demilitarizimin e UÇK-së. Duncan po merret në pyetje nga prokurori i specializuar në Hagë, në rastin Thaçi dhe të tjerët. Prokurori e ballafaqoi Duncan-in me pyetje rreth një materiali me video gjatë negociatave mes zyrtarëve të NATO-s dhe krerëve të UÇK-së. Sipas dëshmisë së Duncan, të dhënë në seancën e djeshme, video tregon diskutimet e zhvilluara në dy ditë: më 17 qershor dhe më 19 qershor. Në videon e regjistruar, megjithatë, është e stampuar vetëm data 17 qershor. Duncan, i cili po dëshmon në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit, tha se pamjet janë paksa të manipuluara. Ai u pyet pse mbante rroba të njëjta në të dyja takimet me zyrtarët e UÇK-së, si më 17 qershor, ashtu edhe më 19 qershor të vitit 1999. “Ato ishin rrobat që vesha për negociatat. Nuk isha në shtëpi [qesh]”, tha Duncan, duke qeshur me pyetjen e prokurorit. Tutje, prokurori insistoi se pse edhe të tjerët, përfshirë Xhavit Halitin, nuk i kishin ndërruar rrobat nga dy ditët e diskutimeve. Edhe kësaj pyetje, Duncan iu përgjigj me buzën gaz. “Ne ishim në zona lufte. Nuk kishim marrë shumë rroba me vete. Ndër perceptimet që ju përmenda më herët, ishte edhe era e luftës që shumica e njerëzve e kishin mbi vete. Ne nuk po udhëtonim në hotele me pesë yje, ishim në një zonë lufte – sigurisht që njerëzit po mbanin të njëjtat rroba për më shumë se një ditë rresht, ashtu siç bëra edhe unë. Pra, nuk shoh ndonjë problem të madh që njerëzit mbajnë të njëjtat rroba për disa ditë. Dhe, në fakt, kishte mundësi që rrobat të ishin larë ditën e mëparshme, më 18, ndërmjet dy diskutimeve”, tha ai.

24/09/2025 - 13:55:49