Të gjitha lajmet Ngjarjet më të reja të shoqëruara me imazhe, video dhe analiza të thelluara
Dy vjet pa heroin Afrim Bunjaku – shoku i tij kujton momentet e fundit të përballjes me terroristët serb: Punuam krah për krah…
Dy vjet pa heroin Afrim Bunjaku – shoku i tij kujton momentet e fundit të përballjes me terroristët serb: Punuam krah për krah…

Shoku i Afrim Bunjakut, njëherit polic i Kosovës, Fahri Shala ka kujtuar momentet e fundit që i kaluan bashkë gjatë përballjes me terroristët serb të cilët sulmuan Banjskën me 24 shtator. Ai të freskët i ka pamjet e sekondave të fundit që i kaloi bashkë me Bunjaku, duke theksuar se humbja e tij është një dhimbje që nuk përshkruhet. Shkrimi i plotë: Sot, më 24 shtator 2025, përkujtojmë me pikëllim të thellë dhe krenari dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku. Punuam krah për krah, të pandarë për vite me radhë, deri në momentet e fundit të jetës së tij. Edhe sot, në kujtesën time të freskët, mbeten pamjet dhe sekondat e fundit që ndamë së bashku, çaste që u shndërruan në dëshmi të pavdekshme të besnikërisë, trimërisë dhe dashurisë së tij për atdheun. Dhimbja e humbjes është e pamasë, por krenaria për sakrificën e tij e lehtëson shpirtin dhe na jep forcë të ecim përpara. Me përulje e respekt të pafund, përkulemi para aktit të tij sublim, para vendosmërisë dhe guximit që e bënë të flijohej për mbrojtjen e sovranitetit të vendit tonë të shtrenjtë.

24/09/2025 - 14:07:41

“Veriun i gjallë nuk e lëshoj”, familjari tregon fjalët e Afrim Bunjakut 10 ditë para se të vritej në Banjskë
“Veriun i gjallë nuk e lëshoj”, familjari tregon fjalët e Afrim Bunjakut 10 ditë para se të vritej në Banjskë

Sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit terrorist serb në Banjskë. Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në këtë përvjetor, krerët shtetëror, por edhe shumë qytetarë kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku. Përleshja në Komunën e Prishtinës, tre persona shoqërohen në polici Udhëheqësit e Kosovës i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për ta dorëzuar të dyshuarin kryesor Millan Radoiçiqin dhe të akuzuarit e tjerë për sulmin e armatosur në veri të vendit, në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku. E familjarët e Bunjakut kanë treguar një betim që tashmë heroi i Kosovës e kishte dhënë pak ditë para se të vritej. Dhëndëri i Afrim Bunjakut, Ilmi Behrami tregoi për takimin me të 10 ditë para se të binte në krye të detyrës dhe fjalët që ia kishte thënë. “… 10 ditë pa vdekur ka qenë tek unë bashkë me vajzën kemi ngrënë drekë dhe më ka thënë ‘përjetë Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon”, ka thënë ai për Kosovapress.

24/09/2025 - 13:57:09