Qershor 2025
Izjah Çelaj , Profesor i gjimnazit Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Drenas dhe njëherit nenkryetar i partisë më të re në Drenas - Bashkimi Demokratik për Drenasin, është i dyshuar për vepren penale '' Mashtrimi '' për të cilin tashmë prokuroria ka nisur hetimet dhe mbledhjen e provave për të njejtin.
Sipas burimeve tona i njejti muaj më parë ishte intervistuar nga Policia e Kosovës me autorizim nga Prokuroria në cilësi të dyshuarit, dhe gjate mbrojtjes së tij kishte mohuar pretendimet e palës ankuese madje ishte lëshuar në spekulime, por që deklaratat e të dëmtuarve, provat materiale dhe gjetjet tjera e kanë vertetuar të kundertën nga mbrojtja e tij për çka Prokuroria ka nisur ndërmarrjen e veprimeve për shkak të dyshimit të arsyeshëm në drejtim të vepres penale '' Mashtrimi ''.
Një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Prishtinës : Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante.
Çështja në fjalë nga ana e Prokurorit të shtetit është duke u trajtuar me prioritet.
Sipas informacioneve Izjah Celaj dyshohet për disa raste në kohë dhe rrethana të ndryshme, nje rast ndaj ish dhëndrrit të tij, të cilin dyshohet se e ka dëmtuar materialisht në vlerë Qindra Mijëra euro, por edhe të dëmtuar tjerë me qëllim përfitimin e dobisë pasurore për vete apo tjetrin.
Sipas asaj qka kemi siguruar i dyshuar lidhur me vepren penale '' Mashtrimi '' është edhe një person i afërt me të njejtin që si duket kanë vepruar së bashku në kohë dhe rrethana të ndryshme me qëllim përfitimin e dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme.
Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formes së prerë nga gjykata.
#IzjahCelaj #IzjahÇelaj #mashtrim #dyshuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. KQZ-ja ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor.
26/09/2025 - 15:03:52
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi të premten se vendi i tij do të vazhdojë të blejë naftë dhe gaz natyror nga Rusia, pavarësisht kërkesave nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ndërprerë bashkëpunimin me Moskën. “I thashë presidentit të SHBA-së se, nëse Hungaria shkëputet nga nafta dhe gazi rus, menjëherë, brenda një minute, ekonomia e Hungarisë do të bjerë me katër për qind”, tha Orbán gjatë një interviste për televizionin shtetëror hungarez, raporton AP. “Kjo do të ishte katastrofike, ekonomia jonë do të rrëzohej”, shtoi ai. Hungaria është një nga vendet e pakta në Evropë që ende blen energji nga Rusia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Trump kishte kërkuar këtë muaj që të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Hungarinë, të ndalojnë blerjet e naftës nga Rusia, duke argumentuar se lufta mund të përfundojë nëse ndalohet importi i energjisë ruse. Kryeministri hungarez tha se nuk ka nevojë për debate për importet e energjisë të Hungarisë.
26/09/2025 - 15:03:05
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë gjatë një kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me vlerë të përgjithshme prej 3 mijë e 289 eurove. Në njoftimin zyrtar thuhet se: “Gjatë procedurave të kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të cilat ishin paraqitur për zhdoganim në një deklaratë importi”. Pas një ekzaminimi të detajuar fizik, është zbuluar se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe: 4 instrumentabele tjera për automjete, si dhe një pjesë tjetër e mallit ishte deklaruar në mënyrë të pasaktë, me emërime që nuk përputheshin me gjendjen reale. Dogana ka sqaruar më tej se: “Nga vlerësimi i bërë nga Dogana e Kosovës, rezultoi se baza doganore për mallin e zbuluar arrinte në 3,289 €, me një shmangie të taksave në vlerë prej 980.12 €”.
26/09/2025 - 15:01:58
Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur kosovar Gjesti rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, ka reaguar Xheneta. Xheneta Fetahu, ish banorja e Big Brother Vip Kosova 4 që pati një lidhje me Gjestin brenda shtëpisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.
26/09/2025 - 15:01:06
Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se në vend kanë mbërritur 24 karabinierë italianë, të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 12 tetor. “Forca jonë është e lumtur të mirëpresë 24 karabinierë italianë 🇮🇹 në Kosovë, të cilët, së bashku me partnerët evropianë, do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale. Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Rezervë të Policisë së EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besim brenda komuniteteve. Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Facebook.
25/09/2025 - 21:14:48
Mbrëmjen e së mërkurës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në pritjen e organizuar në Nju Jork nga Albanian American Relations Council (AARC), ku gjatë fjalës së saj përkujtoi rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Në përvjetorin e rënies së tij, Osmani nderoi heroizmin e Bunjakut, duke theksuar se ai mbrojti me jetën e tij dinjitetin e kombit dhe lirinë e Kosovës. Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë) Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama Mëso më shumë “Po filloj me disa fjalë shqip për një arsye shumë të veçantë. Sot (dje) është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili para dy vitesh me heroizmin me të lartë, mbrojti territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, e mbi të gjitha mbrojti dinjitetin e kombit tonë duke dhënë mesazh të fuqishëm edhe një herë, jo vetëm brenda nesh por para botës, se Kosova nuk thyhet se Kosova nuk dorëzohet dhe se Kosova përgjithmonë do të jetë e lirë dhe e pavarur”. Presidentja shtoi se një nga vendet më të rëndësishme për të nderuar dëshmorët është pikërisht pranë komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët gjithmonë kanë qëndruar në krah të Kosovës. “Edhe sonte nuk ka vend më të mirë se sa në mesin e shqiptaro-amerikanëve që të nderojmë ata që dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre që ne sot të frymojmë lirshëm. Lavdi gjithë çlirimtarëve tanë dhe të gjithë heronjve të kombit tonë”, deklaroi Osmani.
25/09/2025 - 21:13:22