“Veriun i gjallë nuk e lëshoj”, familjari tregon fjalët e Afrim Bunjakut 10 ditë para se të vritej në Banjskë
“Veriun i gjallë nuk e lëshoj”, familjari tregon fjalët e Afrim Bunjakut 10 ditë para se të vritej në Banjskë

Sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit terrorist serb në Banjskë.
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në këtë përvjetor, krerët shtetëror, por edhe shumë qytetarë kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.

Përleshja në Komunën e Prishtinës, tre persona shoqërohen në polici
Udhëheqësit e Kosovës i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për ta dorëzuar të dyshuarin kryesor Millan Radoiçiqin dhe të akuzuarit e tjerë për sulmin e armatosur në veri të vendit, në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku.

E familjarët e Bunjakut kanë treguar një betim që tashmë heroi i Kosovës e kishte dhënë pak ditë para se të vritej.
Dhëndëri i Afrim Bunjakut, Ilmi Behrami tregoi për takimin me të 10 ditë para se të binte në krye të detyrës dhe fjalët që ia kishte thënë.
“… 10 ditë pa vdekur ka qenë tek unë bashkë me vajzën kemi ngrënë drekë dhe më ka thënë ‘përjetë Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon”, ka thënë ai për Kosovapress.

Lajme të tjera

Deri më 7 tetor afati për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhje
Deri më 7 tetor afati për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. KQZ-ja ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor.

26/09/2025 - 15:03:52

Botë  Kryeministri i Hungarisë: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë hungareze
Botë Kryeministri i Hungarisë: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë hungareze

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi të premten se vendi i tij do të vazhdojë të blejë naftë dhe gaz natyror nga Rusia, pavarësisht kërkesave nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ndërprerë bashkëpunimin me Moskën. “I thashë presidentit të SHBA-së se, nëse Hungaria shkëputet nga nafta dhe gazi rus, menjëherë, brenda një minute, ekonomia e Hungarisë do të bjerë me katër për qind”, tha Orbán gjatë një interviste për televizionin shtetëror hungarez, raporton AP. “Kjo do të ishte katastrofike, ekonomia jonë do të rrëzohej”, shtoi ai. Hungaria është një nga vendet e pakta në Evropë që ende blen energji nga Rusia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Trump kishte kërkuar këtë muaj që të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Hungarinë, të ndalojnë blerjet e naftës nga Rusia, duke argumentuar se lufta mund të përfundojë nëse ndalohet importi i energjisë ruse. Kryeministri hungarez tha se nuk ka nevojë për debate për importet e energjisë të Hungarisë.

26/09/2025 - 15:03:05

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës në vlerë prej tre mijë eurosh
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës në vlerë prej tre mijë eurosh

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë gjatë një kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me vlerë të përgjithshme prej 3 mijë e 289 eurove. Në njoftimin zyrtar thuhet se: “Gjatë procedurave të kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të cilat ishin paraqitur për zhdoganim në një deklaratë importi”. Pas një ekzaminimi të detajuar fizik, është zbuluar se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe: 4 instrumentabele tjera për automjete, si dhe një pjesë tjetër e mallit ishte deklaruar në mënyrë të pasaktë, me emërime që nuk përputheshin me gjendjen reale. Dogana ka sqaruar më tej se: “Nga vlerësimi i bërë nga Dogana e Kosovës, rezultoi se baza doganore për mallin e zbuluar arrinte në 3,289 €, me një shmangie të taksave në vlerë prej 980.12 €”.

26/09/2025 - 15:01:58

Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait në aksidentin tragjik
Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait në aksidentin tragjik

Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur kosovar Gjesti rast ky për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, ka reaguar Xheneta. Xheneta Fetahu, ish banorja e Big Brother Vip Kosova 4 që pati një lidhje me Gjestin brenda shtëpisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.

26/09/2025 - 15:01:06

Para zgjedhjeve lokale, Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë
Para zgjedhjeve lokale, Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar se në vend kanë mbërritur 24 karabinierë italianë, të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 12 tetor. “Forca jonë është e lumtur të mirëpresë 24 karabinierë italianë 🇮🇹 në Kosovë, të cilët, së bashku me partnerët evropianë, do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale. Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Rezervë të Policisë së EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besim brenda komuniteteve. Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Facebook.

25/09/2025 - 21:14:48

Presidentja Osmani përkujton Afrim Bunjakun në Nju Jork: Kosova nuk thyhet, nuk dorëzohet
Presidentja Osmani përkujton Afrim Bunjakun në Nju Jork: Kosova nuk thyhet, nuk dorëzohet

Mbrëmjen e së mërkurës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në pritjen e organizuar në Nju Jork nga Albanian American Relations Council (AARC), ku gjatë fjalës së saj përkujtoi rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Në përvjetorin e rënies së tij, Osmani nderoi heroizmin e Bunjakut, duke theksuar se ai mbrojti me jetën e tij dinjitetin e kombit dhe lirinë e Kosovës. Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë) Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama Mëso më shumë “Po filloj me disa fjalë shqip për një arsye shumë të veçantë. Sot (dje) është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili para dy vitesh me heroizmin me të lartë, mbrojti territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, e mbi të gjitha mbrojti dinjitetin e kombit tonë duke dhënë mesazh të fuqishëm edhe një herë, jo vetëm brenda nesh por para botës, se Kosova nuk thyhet se Kosova nuk dorëzohet dhe se Kosova përgjithmonë do të jetë e lirë dhe e pavarur”. Presidentja shtoi se një nga vendet më të rëndësishme për të nderuar dëshmorët është pikërisht pranë komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët gjithmonë kanë qëndruar në krah të Kosovës. “Edhe sonte nuk ka vend më të mirë se sa në mesin e shqiptaro-amerikanëve që të nderojmë ata që dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre që ne sot të frymojmë lirshëm. Lavdi gjithë çlirimtarëve tanë dhe të gjithë heronjve të kombit tonë”, deklaroi Osmani.

25/09/2025 - 21:13:22